Shqipëria po bëhet gati për heqjen e tarifave Roaming me vendet e Bashkimit Europian.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, të cilat synojnë të përafrojnë legjislacioni shqiptar me atë europian sa i përket zbatimit të regjimit “Roaming Like At Home”. Objektivi është që brenda vitit 2026, qytetarët shqiptare të mund të përdorin telefonin pa kosto shtesë për minuta, mesazhet apo internet në vendet e Bashkimit Europian, njëjtë si në Shqipëri. E njëjta gjë do të vlejë dhe për qytetaret europiane që do vizitojnë vendin tonë.
Ligji parashikon gjithashtu uljen e kostove teknike mes operatorëve, për të garantuar që përfitimi të shkojë realisht te përdoruesit, ndërsa risi është vendosja e gjobave për operatorët telefonikë që nuk do zbatojnë rregullat e reja të Roaming. Kjo iniciative, e cila konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt integrimit në tregun unik digjital të BE-së, pritet të sjellë përfitime për lëvizjen e lire të qytetarëve dhe të përmisojnë klimen e biznesit.
Më herët, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, I ka cilësuar heqjen e tarifave roaming për telefoninë celulare, si një hap domethënës në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


