Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka njoftuar se Qeveria ka miratuar një vendim që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.
Përmes një reagimi, Lamallari bëri të ditur se vendimi garanton një trajtim më të drejtë dhe motivues për orët shtesë, punën gjatë natës, në ditët e pushimit dhe festat zyrtare, si edhe vendos standarde të qarta për mbrojtjen e efektivëve nga mbingarkesa në punë. Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e angazhimit të qeverisë për të forcuar dhe mbështetur më tej punonjësit e këtij shërbimi, të cilët përballen çdo ditë me situata të rrezikshme dhe emergjenca në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

