Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se e ka ftuar kreun e Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ti bashkohet protestës së 22 Dhjetorit, por theksoi se ky i fundit ka axhendën e tubimit të tij.
Berisha shtoi se e ka mbështetur publikisht Lapajn, si edhe e ka përgëzuar për protestën e tij.
“Unë e kam mbështetur publikisht jo njëherë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij. PD siç e patë ju, filloi protestën e saj të fuqishme, ka filluar protestën e saj javore para kryeministrisë me qëllim dhe e dyta në parlament. Më datë 22, PD dhe elektorati, mbështetësit, aleatët e saj janë në shesh. Për ta ditur Lapaj është ftuar të ishte i pranishëm në protestën tonë, madje edhe mund të fliste, por ai ka programuar protestën për partinë e tij.”– thai ai.



