Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj duket se ka vendosur të kopjojë kreun e PD, Sali Berishën.

Njësoj si Berisha, Lapaj ka vendosur të thërrasë një protestë masive, vetëm dy ditë para asaj të thirrur nga ish-kryeministri.  Në një postim në faqen e vet në Facebook, Lapaj ka lajmëruar mbajtjen e një proteste masive në 20 dhjetor, në orë 12.00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Prej datës 8 dhjetor Lapaj dhe aktivistë të “Shqipëria Bëhet” qëndrojnë në mënyrë demonstrative përpara Kryeministrisë, ku shpesh ka pasur edhe përplasje me policinë. Sipas Lapajt, protesta po zhvillohet për mbrojtjen e Kushtetutës dhe drejtësisë nga “kërcënimet” që po i bën Edi Rama.