Aktivisti Adriatik Lapaj ka dalë në protestë për largimin e Edi Ramës si kryeministër. I ftuar në lidhje direkte për “Shqipëria Live” ai foli rreth vendimit të tij lidhur me protestën. Ai shpjegoi që protestat e tij më parë kanë qenë për kauzat ndërsa tani për largimin e qeverisë aktuale. Sa i përket kreut të PD-së ai shpjegoi se nuk bëhet palë me ta pasi janë bashkëpunëtorë
“Dua të kujtoj që këto 13 ditë si aktivist, kur zbrita në shesh, nuk ikëm me duar bosh. Beteja për armët kimike, beteja për importet e plehrave, beteja për kufizimin e çmimeve tavan të karburantit, mendoj se kam një bilanc të rëndësishëm si aktivist. Në ato protesta, fokusi nuk ishte vetëm largimi i qeverisë, por gjetja e zgjidhjeve për kauzat që ishin ngritur.
Kam dëshmuar dhe kam bërë kilometra në këmbë, kam fjetur jashtë për shumë kauza. Madje mendoja se nuk do të kthehesha më të flija në sheshe, sepse mendoja se koha kishte mbaruar, por ja që nuk ka mbaruar. Shoqëria nuk reagon ndaj padrejtësive, dhe është e nevojshme të vazhdojmë të luftojmë.
Familjet shqiptare flasin nëpër shtëpi, njerëzit bisedojnë nëpër kafe, por këtu ka një sistem që përdor pushtetin për të vjedhur paratë publike. Në këtë drejtim, shoqëria ka dy mundësi: ose do të ikë, ose do të organizohet për ta ndalur këtë sistem. Jemi në një moment historik.
Dhjetori i studentëve që nuk ja dolën, na la në halle, dhe tani jemi në dhjetorin e dytë. Për Berishën, SPAK ështëi padrejtë për ne një mundesi e mirë. Për mua, Berisha si individ është bashkautor me Edi Ramën për gjendjen që kemi tani. Nga ndryshimi i Kushtetutës në vitin 2008, deri te ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ata e mbajtën peng vendin. Kjo nuk funksionon më kështu, sepse përndryshe ju do të ishit të parët që do të më pyetnin: Si u bashkove me ata që janë bashkëpunëtorë të sistemit?
Unë, si Adriatik, mbaj përgjegjësi për veprimet e mia. Ai që ka tradhtuar kauzën, dhe të gjithë e dinë, është një njeri që ka bërë pazar me Edi Ramën. Ndërkohë që jam përballë Ramës, ai ka marrë firmat e PD dhe PS për të nominuar kandidatin e tij. Nga të qenit antisistem, ai doli që është pro-sistemit.” tha Lapaj.
