Sali Berisha ka paralajmërua se edhe sot, ashtu si në javët e kaluara, do të organizojë foltoren përpara kryeministrisë.
Por këtë herë, Berisha do të gjejë aty edhe Adriatik Lapajn, i cili prej disa ditësh po proteston së bashku me disa aktivistë të “Shqipëria Bëhet”. Në konferencën e sotme për mediat, Berisha u shpreh se PD ka kohë që e ka nisur protestën për këtë arsye nuk do ndryshojë vendndodhje.
Më tej, Berisha tha se e vlerëson dhe e mbështet protestën e Lapajt, duke i bërë kështu dhe një ftesë të fshehur për t’u bashkuar.
“Kjo foltorja para kryeministrisë ka filluar javë më parë. Adriatik Lapaj ka filluar një protestë që unë e përgëzoj, e mbështes protestën e tij dhe aktin e tij pa diskutim. Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën”– tha Berisha.




