Jamarbër Malltezi ësht paraqitur ditën e sotmë në sencën që po zhvillohet në GJKKO ndaj tij, Sali Berishës dhe personave të tjerë.
Në hyrje të gjykatës, Malltezi ka zgjedhur të sulmojë ambasadoren Yuri Kim dhe Prokurorët e SPAK-ut.
“120 milionë euro po vjedhin këto zonjat, ndërsa këta lolot, lepe-peqe, që duhet të hetojnë, janë rreshtuar para hajdutes.” – u shpreh Malltezi, ndërsa futej në seancë.
Ndërkohë një qytetar, me sa duket, ka ndërhyrë duke i dale kundër Malltezit, e duke e pyetur: “Po yt vjehërr ka vjedhur gjë?
Ndërkohë që Malltezi vijon akuzat për prokurorët e SPAK dhe gjykatësit e GJKKO, qytetari dëgjohet të thotë: “Edhe ti edhe vjehrri jot lapangjozë jeni, jo ata…”