Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë.

Ish-deputeti shihet teksa qëndron larg zonës ku ndodhet kryedemokrati Sali Berisha, ndaj të cilit ka qenë kritik për udhëheqjen e partisë, por qëndron me disa mbështetës të tij.

Kujtojmë që ish-deputeti, i cili ka nisur një tur takimesh me strukturat demokrate në disa qytete të vendit, është shprehur mbështetës ndaj protestave, por ka theksuar si nevojë revoltat, si e vetmja mundësi për të larguar qeverinë e Edi Ramës.