Qytetarë dhe aktivistë pritet të protestojnë ditën e sotme në Tiranë, në parkun pas Teatrit të Operës dhe Baletit, duke kundërshtuar projektin e bashkisë për të ndërtuar aty një kullë.
Protesta pritet të mbahet në orën 18:00, me sloganin “LARG DUART NGA PARKU!”.
Parku është rrethuar nga policia bashkiake, pasi aty është projektuar të ndërtohet një kullë me 58 kate, që do të ishte dhe objekti më i lartë i ndërtuar në kryeqytet. Aktualisht në Tiranë janë ndërtuar 5 kulla, në zona të ndryshme të qytetit.