Një vajzë 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Tiranë, duke alarmuar familjen dhe autoritetet.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Tiranës, e cila ka marrë një kallëzim nga shtetasja M.L., nëna e të miturës.

“Më datë 08.10.2025, shtetasja M.K. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Aktualisht, strukturat e rendit janë angazhuar për të bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e saj pranë familjes. Nuk ka ende të dhëna të tjera mbi rrethanat e largimit apo vendndodhjen e mundshme të të miturës.