Përhapja e lajmit për heqjen e non gratës së Sali Berishës nga SHBA, është diskutuar sot. Gazetari Poli Hoxha tha se në SHBA po lobohet për këtë çështje, ku janë hedhur shumë para dhe mund të vijë ndonjë lajm.

“Është e vërtetë që edhe para fushatës La Civita nuk tha asnjë fjalë për këtë çështje, por gjithë enturazhi i Berishës thoshin që në mars. Është hapur këto ditët e fundit e kam nga kanalet e whatsapp, jo të PD madje kolegu i Rilindjes (Demokratike) thoshte që sot i hiqet legjendës. Një deputete ka thënë një gjysmë fjale dhe gazetarët e kanë përhapur. Për çështjen edhe mund të vijë ndonjë lajm po lobohet në SHBA është marrë një kompani fuqishme janë hedhur shumë para”.

Bazuar në informacionet e tij, gazetari thekson se Berishës i është ofruar e njëjta marrëveshje si në rastin e Dodik në Bosnjë Hercegovinë, për heqjen e non gratës, për të hequr dorë nga politika.

“Administrata është pragmatiste, është e njëjta kompani që ia hoqi Dodikut, lidhjet që kanë me kabinetin e Trump e Rubios është shumë e afërt. Çështja është që e njëjta kompani ia hoqi Dodikut në Bosnjë hercegovinë, por u quajt marrëveshje strategjike që Dodik të largohej nga politika. Unë kam dëgjuar në atë periudhë dhe më vonë që edhe zotit Berisha i është ofruar në vjeshtë e fund të vitit të kaluar, që siç po punojmë me Dodik po punojmë edhe me ju që largohuni nga politika e të ecim përpara. Nuk ka kthyer përgjigje Berisha, nuk kam informacion po di që te i vetmi njoftim e vetmja letër që i është drejtuar Rubios nga kompani ku është përmendur edhe alfapress.al. Te kjo letër kishte një fjali që zoti Berisha nuk është më aktiv në politikë që disa media e kapën dhe unë e kapa. U bë një tronditje këtej dhe brenda 24 orëve është reflektuar. Nëse ti largohesh nga politika kemi shans të ecim para me heqjen e non gratës. Nuk është nder që një vend të ketë një ish-president e ish-kryeministër non grata. Mënyra si u menaxhua nga Berisha duke thënë që institucionet e SHBA janë blerë me para ishte një furtunë”.