Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama, në takimin përmbyllës elektoral në Tiranë u shpreh se Partia Socialiste do të fitojë minimumi 78 mandate.
“Ky rrugëtim nëpër shqiptar ka qene i bukur, i qetë, pozitiv, nuk ka pasur ndotja të mëdha akustike apo pamore, përves atyre grumbujve leshterikëve të kënetës apo grushtet e shkelmave të kënetës mes vetes. Fushata mbaroi dhe në fushë do të hyjë sovrani, populli, me votën tij.
Vazhdimin e dimë, bufi do ta falënderojë popullin për fitore mbrëmjen e të dielës, do të alarmojë për vjedhjen e votave drekën e të hënës dhe do ta thërrasë në revolucion pa kthim mëngjesin e të martës.
Latifi do iki andej nga erdhi, do iki më i pasur se sa erdhi.Do të harrohet Latifi njësoj si kapelja trampiste që ia rrasi bufi në kokë. Do marrin mandatin e katërt, me të paktën 78 mandate”, tha ai.