tikoVazhdon operacioni antidrogë në Lazarat. Çdo ditë zbulohen me qindra kilogramë drogë dhe policia ka arrestuar në flagrancë dy persona që akuzohen për veprën penale për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kultivim të tyre dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak.


Policia ka njoftuar se ka arrestuar shtetasin Maridion Selimi, 25 vjeç, të cilit iu gjet 720 kilogramë kanabis në banesën e tij dhe 1760 rrënjë bimë narkotike. Po ashtu i janë sekuestruar edhe 250 fishekë model 56.


Në pranga është vënë edhe Lutfi Trako, 46 vjeç banor i Lazaratit, pasi në kontrollin e ushtruar në banesën e tij iu gjendën 100 kilogramë lëndë kanabis sativa.


Po ashtu, në një banesë, policia bën të ditur se ka gjetur 1.5 ton kanabis sativa, por pa dhënë shumë detaje për personin të cilit i përkiste.


Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar 24 persona deri tani. Në total janë 47.5 ton hashash dhe mbi 150 mijë rrënjë kanabis, 5 laboratorë dhe 236 armë të llojeve të ndryshme deri edhe granatahedhës, anti-tank dhe snajper.


24 qershor 2014 (gazeta-Shqip.com)