Adrian Hila aktualisht ndodhet në Policinë e Tiranës, ku po merret në pyetje nga një grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike në lidhje me skandalin e videove intime me figura publike.
Mbrëmjen e së mërkurës, blutë kanë telefonuar vetë Adrian Hilën, për ta thërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës, për ta marrë në pyetje.
Ai ka deklaruar se është i tronditur nga situata e krijuar. Ndërkohë mbrëmjen e sotme ai po merret në pyetje nga grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike. Kompozitori mohon në mënyrë kategorike të jetë ai personi që i ka nxjerrë videot për konsum publik, dhe dyshon se sistemi i kamerës që ai mbante në dhomë, të jetë hakeruar.
