Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditë ne sotme në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi.

Rama ka prezantuar projektin “Paketa e Maleve”, e cila sipas tij, ka për qëllim krijimin e lehtësirave për ata që duan të investojnë në zonat rurale. Sipas Ramës, do jetë më e lehtë për të fituar titullin e pronësisë me këtë nismë të re.

“Agroturizimi është një tjetër prioritet. Do t’u përcjellim edhe ju sapo të miratohet në Kuvend paketa e maleve, që krijon lehtësi të re në raport me kolateralet, duke u mundësuar atyre që duan të investojnë në Shqipërinë rurale dhe kanë probleme me titujt e pronësisë, do të kalojnë përmes një procesi shumë të thjeshtë, për të fituar titullin e pronësisë përmes investimeve.

Kam besim se paketa e maleve do të sjellë kërkesë të rritur për agroturizmin sepse gjithmonë e më shumë ka interes nga shqiptarët që jetojnë jashtë, për të investuar në tokat e prejardhjes së tyre. Paketa jep garanci të plotë për lehtësim 100% nga barra fiskale për një vit. Kjo vlen për 500 të parët, pastaj të tjerët do u nënshtrohen të gjitha rregullave si të gjithë.”- tha Rama.