Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se do të njoftohet edhe hapja e ambienteve të brendshme të lokaleve.


Gjatë një takimi që zhvilloi me bizneset, Rama apeloi që të respektohen masat, pasi Covid nuk është shaka.


 “I thërrisni pak mendjen, dhe i rrisni pak rrogën. Shqipëria si asnjë vend tjetër pa taksa për biznesin e vogël deri në 2029. Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve. Se është problem tani që fillon koha më e ftohtë.


Por duke respektuar masat, mos e merreni me shaka Covid-in. Larg qoftë për secilin. Të jeni mirë dhe shëndet. Puna mbarë”, tha Rama.