Një tërmet i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, në orën 05:04.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur epiqendrën e tij pranë Kamzës dhe Krujës me një thellësi prej 5 kilometrash.

Tërmeti kishte një magnitudë prej 4.4 e shkallës Rihter, teksa deri më tani nuk njoftohen dëme materiale.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera të vendit.