Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 në juglindje të Pogradecit.
Sipas të dhënave të publikuara në aplikacionin e monitorimit të tërmeteve, lëkundja është regjistruar me epiqendër rreth 18 kilometra në juglindje të Pogradecit.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej 15 kilometrash dhe është ndjerë edhe në Korçë, Strugë, Ohër etj, ku banorët kanë raportuar lëkundjet.
