Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në veri të Shqipërisë.

Sipas EMSC, një tërmet me magnitudë 3,3 ballë ka goditur qytetin e Lezhës. Epiqendra ka qenë 7 km larg Lezhës dhe 59 km larg Durrësit, ndërsa thellësia ka qenë 11 km. Për shkak se epiqendra ka qenë e thellë lëkundjet nuk janë ndjerë shumë, e po ashtu nuk ka raportime për dëme, megjithatë ka hskatuar panik tek qytetarët.

Gjatë kohëve të fundit, janë ndjerë lëkundje në jug të vendit, e po ashtu edhe pranë qytetit të Elbasanit, por kanë qenë lëkundje me magnitudë të vogël.