Lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë pasdite në Tiranë, me epiqendër në juglindje të kryeqytetit, rreth 11 kilometra larg.
Sipas autoriteteve, magnituda e tërmetit ka qenë 3.4 e shkallës Rihter, ndërsa thellësia e tij ka qenë vetëm 5 kilometra nga sipërfaqja e tokës.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme të mëdha, por qytetarët kanë ndjerë lëkundje të dukshme.
