policia-tirane-vjedhjeMakina e portierit të dytë të ekipit të Tiranës, Xhino Sejdo, ka rënë pre e një atentati me lëndë plasëse. Pasditen e sotme automjeti i 18-vjeçarit Sejdo, ka shpërthyer pranë kompleksit sportiv “Skënder Halili”, ku edhe ishte e parkuar . I riu ka qenë në stërvitje kur ka ndodhur shpërthimi, nga I cili fatmirësist nuk ka pasur të lënduar.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë,  të cilay kanë nisur hetimet për ngjarjen, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Nuk bëhet e ditur motivet e ngjarjes.


25 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)