Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar ashpër, duke publikuar një video-kujtesë me akuzat që Sali Berisha dhe Gazment Bardhi i kanë bërë dikur njëri-tjetrit, ndërsa sot janë bashkë në të njëjtin front politik.

Sipas tij, kjo është dëshmi e qartë e degradimit të Partisë Demokratike dhe e moralit të ulët politik që sundon brenda saj.

“Kush harron shpejt, gabon shpesh. Por kush përpiqet të na shesë si ‘gabime’ pazaret e pista për interesat personale, nuk meriton as respekt, as mbështetje, e as mirënjohje për ndonjë gjë të mirë që mund të ketë bërë dikur, qoftë edhe pa dashje,” – shkruan Murrizi.

Ai akuzon se marrëveshjet e momentit mes Berishës dhe Bardhit nuk lidhen me parime apo kauza, por me interesa të ngushta personale. “Bythëlepirjet mes njëri-tjetrit nuk janë as kauza politike e as parime morale, por tregojnë vetëm karakterin bastard të atyre që sot harrojnë çfarë kanë thënë dje,” shton ai.

Në fund, Murrizi nënvizon se kjo video e bën të qartë “qelbësirllëkun politik” që sipas tij ka kapur opozitën, ku sipas tij, figura të njollosura përpjekin të rikthehen duke menduar se qytetarët kanë harruar.