Seanca e sotme plenare në Kuvend është shoqëruar me debate të forta dhe replika mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa diskutohej kërkesa e opozitës për një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Situata u tensionua kur kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, iu drejtua me tone ironike Sali Berishës dhe Flamur Nokës, teksa ky i fundit replikonte nga vendi, pa mikrofon.

“Lëre mo Sali, pse e shpon Flamurin… po flas për Hashimin, sa përmend Hashimin, shpon Flamurin… Lëreni partinë, hajde të bashkohemi për vendin,” tha Balla, ndërsa salla u përfshi në zhurmë.

Ai vijoi më tej, duke theksuar se nuk ka ndërmend të merret me persona që “kanë vrarë shqiptarë”, dhe përmbylli deklaratën me thirrjen:
“Rroftë Kosova, Rroftë Shqipëria, ju presim nesër në protestë!”