Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë një apel publik për pjesëmarrje në protestën e nesërme në Tiranë, përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ai thekson se pas 13 vitesh opozitë të vështirë, sipas tij, ka ardhur momenti që qytetarët të bashkohen për ndryshim. Salianji u bën thirrje demokratëve, por edhe të gjithë “njerëzve të lirë”, që të mblidhen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Thirrja e tij vjen një ditë para tubimit të paralajmëruar nga Partia Demokratike, edhe pse vetë Salianji ka qenë kritik ndaj drejtimit aktual të kësaj force politike dhe prej kohësh ka deklaruar se po punon për reformimin e brendshëm të partisë.

Postimi i Salianjit në rrjetet sociale

Mesazh për demokratët!

Kanë qenë 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur!
Nesër në Bulevardin “ Dëshmorët e Kombit” fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë.🇦🇱
Bashkohuni me Partinë Demokratike!