Ditën e sotme, në selinë e Partisë Socialiste u zhvillua mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë takimit u kërkua zyrtarisht shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, me një kërkesë të re nga vetë radhët e socialistëve.
Sipas burimeve, argumenti kryesor është mospjesëmarrja e Veliajt në detyrë prej më shumë se tre muajsh.
Vendimi përfundimtar pritet të merret të martën, kur Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për të votuar pro ose kundër largimit të tij.
Ky zhvillim shënon një lëvizje të papritur brenda vetë kampit socialist, duke hapur rrugë për një betejë të fortë politike në kryeqytet.