Të tjera ndryshime janë shënuar në Policinë e Shtetit, në komisariatet e Kavajës dhe Tiranës. Kështu, në krye të Komisariatit të Kavajës është emëruar Urim Rexhepi, ndërsa në krye të policisë rrugore në Tiranë emërohet Genci Peka.
Ndërkohë ndryshimet kanë përfshirë të 6 komisariatet e kryeqytetit.
Emërimet e reja në komisariatet e Tiranës:
Nazmi Suli emërohet shef i Komisariatit 1;
Dritan Dorda emërohet shef i Komisariatit 2;
Afred Njumani emërohet shef i Komisariatit 3;
Gazmend Hamitaj emërohet shef i Komisariatit 4;
Rakip Hoxha emërohet shef i Komisariatit 5;
Sejfulla Metko emërohet shef i Komisariatit 6.
2 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)