Disa ndryshime raportohet se janë bërë në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe.

Sipas informacioneve, është ndryshuar drejtuesi i Departamenti të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndërsa rokadat mësohet se po shtrihen edhe në qarqe të tjera të vendit. Drejtuesi i deritanishëm i kufirit, Gëzim Zhupaj, është transferuar në detyrën e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Zhupaj e ka ushtruar pozicionin e drejtorit të kufirit në Korçë për rreth dy vite. Në vend të tij është emëruar Luigj Vathi, i cili më parë ka mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë në Berat.