Me vendim të Këshillit të Ministrave, Ermal Nufi është liruar nga detyra si anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërsa në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi. Po ashtu, Alban Mësonjësi largohet nga detyra e tij, dhe në Këshill emërohet Dritan Palnikaj si përfaqësues i Agjencisë.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

2. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.