Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur një sërë ndryshimesh të rëndësishme në drejtimin e komisariateve të policisë, kryesisht në Tiranë, ku pothuajse të gjitha komisariatet kanë tashmë drejtues të rinj.
Sipas urdhrit të ri:
Kryekomisari Besmir Qibini, më parë shef i Komisariatit të Kukësit, është emëruar shef i Komisariatit nr. 3 në Tiranë.
Komisar Besmir Dervishi, që drejtonte më herët Komisariatin nr. 3, kalon si shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë.
Kryekomisari Idriz Daulle, deri tani në krye të Komisariatit nr. 5, është transferuar si shef i Komisariatit nr. 7 në Tiranë.
Kryekomisari Robert Losha, që drejtonte Komisariatin nr. 7, emërohet shef i Komisariatit të Matit.
Kryekomisari Ervis Sançolli, më parë shef i Komisariatit të Matit, kalon në detyrën e shefit të Komisariatit të Lezhës.
Ndërsa Komisar Oltion Gjoni, që mbante postin e shefit të Komisariatit të Lezhës, është emëruar shef i Komisariatit të Kukësit.
Këto lëvizje vijnë si pjesë e riorganizimit të brendshëm në strukturat e Policisë së Shtetit, me qëllim rritjen e eficiencës dhe forcimin e rendit publik në territor
