Policia ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga Lushnja, pasi i lëvizte i armatosur në qytet, duke krijuar panik për qytetarët. Janë arrestuar pesë miq të tij për mos kallëzim krimi, pasi ishin në një tavolinë me 21-vjeçarin.
Policia gjeti në xhepin e një xhupi, që ishte lënë në nga karriget e tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. U sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë, municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë.
“Po në vijim të veprimeve u arrestuan shtetasit E. K., 20 vjeç, S. Sh., 24 vjeç, G. M., 21 vjeç, H. T., 20 vjeç dhe L. S., 22 vjeç, të gjithë banues në Lushnjë, të cilit ishin në një tavolinë me shtetasin M. S, dhe nuk treguan se kujt i përkiste xhupi dhe arma duke penguar Policinë në veprimet e saj Po në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. S , u gjet municion luftarak (fishekë)”, njofton policia.
