Një person është vënë në pranga nga policia e Tiranës dhe një tjetë proceduar penalisht për armëmbajtje pa leje mbajtja pa të drejtë ë uniformës së policisë.
“Në vijim të masave për evidentimin dhe kapjen e atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë , rreth orës 23.00, gjatë një kontrolli të befasishëm në rrugën “Tom Plezha”, Tiranë, në automjetin me targa angleze që drejtohej nga shtetasi F.H, rezultoi se: A. K, 32 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë , i cili ishte pasagjer në automjet, gjatë kontrollit fizik iu gjet në trup një Pistoletë e markes “Beretta” kalibri 7.65 mm.
Shtetasi i lartpërmendur u arrestuan në flagrancë për vepren penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, vepër penale qe parashikohen nga neni dhe 278 i K. Penal.
Gjatë kontrollit të mëtejshem në automjet policia gjeti një palë fenelina policie për të cilën u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” të parashikuar nga neni 247 i K. Penal, drejtuesi dhe perdoruesi i automjetit, shtetasi: F. H. 38 vjeç, lindur dhe banues Tiranë .
Në cilësinë e provës materiale është bërë sekuestrimi i Pistoletës e tipit “Beretta” kalibri 7.65 mm, bashkë me një kreher me 5 (fisheke), autoveture e markes “Nissan”, modeli “Murano”, një dritë feneline si ato që përdor policia, si dhe një palë dylbi”, sqaron policia.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprën penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”, dhe veprën penale “Mbajtja pa te drejte e uniformes”.
27 janar 2018 (gazeta-Shqip.com)