Një nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Vlorë ka folur për 14-vjeçarin, të cilit iu gjet një armë zjarri.

Për Top Channel, ai tregon se 14-vjeçari i ngacmonte vazhdimisht shokët. Sipas nxënësit, 14-vjeçari konfliktohej me bashkëmoshatarët e lëvizte me thikë në ambientet e shkollës. Ai ka treguar dhe një konflikt personal, ku teksa ishte zënë me vëllai ne tij, 14-vjeçari kishte shtyrë gjyshin e të miturit, që kishte shkuar për t’i ndarë.

Ai është djalë i keq. Ai ka shtyrë edhe gjyshin tim. Gjyshi shkoi ta ndante, se ai po zihej me vëllanë tim. E rrëzoi në tokë dhe iku me vrap. Edhe në shkollë zihet me shokët, ai lëvizte me biçak, kishim frikë nga ai”, thotë ai.