Një zjarr ka rënë sonte në zonën e Manatisë dhe Barbullojës në Lezhë. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve duke iu afruar banesave dhe duke djegur një sipërfaqe me shkurre e ferra.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit. Ndërkohë në zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike.
