Pas 25 vitesh, “Djemtë e Detit” u rikthyen në qytetin ku nisi rrugëtimi i tyre muzikor, duke sjellë në skenën e Lezhës emocionet, këngët dhe kujtimet e një epoke që la gjurmë në muzikën shqiptare.

Përballë publikut lezhjan, grupi riktheu në kujtesë vitet e para të karrierës, momentet e paharruara dhe lidhjen e veçantë me qytetin e tyre. Një koncert i mbushur me nostalgji, por edhe me emocione të forta për mungesën e Gent Demaliajt, zëri dhe shpirti i “Djemve të Detit”.

“Bijtë e qytetit”, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, i bashkoi sërish skena e qytetit. Pas 25 vitesh, ata u rikthyen në Lezhë, duke kënduar këngët që janë kthyer në pjesë të kujtesës kolektive dhe duke bashkuar breza të tërë në një mbrëmje të veçantë, plot emocione, nostalgji dhe kujtime.

Pas 25 vitesh, “Djemtë e Detit” u kthyen aty ku nisi gjithçka, duke dëshmuar se muzika e krijuar me shpirt nuk njeh kohë. Lezha i priti sërish bijtë e saj, në një natë ku kujtimet u kthyen në këngë.

Top Channel