Përplas për vdekje një person, largohet nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë. Ngjarja rrugore ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabë.
Policia bën me dije se viktima është 52 vjeçari, Dedë Kulli, banor i fshatit Mabë. Nga hetimet paraprake mësohet se 52-vjecari po ecte në anë të rrugës për në shtëpi, kur papritur është përplasur nga një makinë, e cila është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Kalimtari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen autorit.
24 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
