Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Julian Gjura, banues në Tale 1. Burimet bëjnë me dije se i riu në fshatin Rrilë, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri pistoletë dhe goditur me sende të forta shtetasin Gj.T., 27 vjeç, banues në Grykë Lumi, Lezhë.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë Lezhë për veprat penale “Kanosja” “Dëmtime të tjera me dashje” ‘Armëmbajtje pa leje”.
1 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)