Një vajzë 8-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 e 30 minuta në lagjen Besëlidhja në qytetin e Lezhës.


Fëmija u dërgua me urgjencë me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet ku edhe humbi jetën për shkak të plagëve të marra.


Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se në momentin e ngjarjes vogëlushja ka qenë e vetëm brenda banesës, pasi nëna e saj kishte dalë për të bërë pazar.


Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.


29 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)