Policia e LezhesProkuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për komisionerët e zgjedhjeve në Dajçit, ku janë dhënë 28 vite burg në total për 16 komisionerë.


Bëhet fjalë për komisionerët e dy qendrave të votimit në zgjedhjet lokale të vitit 2011.  Të 16 komisionerët, akuzohen nga prokuroria për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre, si dhe për ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve.


Prokuroria ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj për secilin komisioner. Më herët janë dënuar edhe 8 komisionerë të një qendre tjetër votimi.


1 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)