Asambleja e re Kombëtare e Libisë zgjodhi ditë e djeshme ish-liderin e opozitës, Muhamad Magarief, në postin e presidentit një ditë pasi u transferuan kompetencat nga Këshilli Kombëtar Tranzicional tek Kongresi Kombëtar.
Magarief, një mysliman i moderuar, do të udhëheqë kongresin prej 200 anëtarësh, i cili duhet të emërojë një kryeministër të ri, të miratojë një varg ligjesh dhe ta çojë Libinë drejt zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pas hartimit të një kushtetute të re.
Lideri i partisë Fronti Kombëtar vepron efektivisht si kryetar shteti, por ka mbetur për t’u shqyrtuar zgjerimi i kompetencave të tij.
Magarief fitoi me 113 vota ndaj oponentit të tij, kandidatit të pavarur, Ali Zidan, i cili arriti të fitojë 85 vota.
10 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)