Shitja e librave të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare ka përfunduar në Gjykatën Penale të Tiranës.

Procesi që po zhvillohet me dyer të mbyllura, bazohet në një hetim të prokurorisë së Tiranës që ka ngritur akuza ndaj Mirela Bardhit dhe Bujar Hudhrit. Sipas dosjes, Bardhi dyshohet se shiti libra të kopjuar duke shkelur të drejtën e autorit dhe botuesit të Ismail Kadaresë, nga ana tjetër, Hudhri akuzohet i dha librat e shkrimtarit të madh pa kupon tatimor.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, hetimi nisi pas kallëzimit në 2024 nga një familljare e Bujar Hudhri, që akuzonte Bardhin se ishte menaxhere e një biznesi që shiste libra për kopjim. Kjo solli bllokimin e 31 titujve të dyshuar si të kopjuar dhe jo printime origjinale. Librat nisin nga “Pallati i ëndërrave”, “Lulet e ftohta të marsit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hamleti ky princ i vështirë” e të tjera.

Prokuroria i është drejtuar edhe drejtorisë tatimore, sipas detyrave që i kishte lënë gjyqtarja paraprake referuar fletëdaljeve nga shtëpia botuese “Onufri” drejt librarisë, të cilat siç akuzon prokuroria nuk janë deklaruar duke sjellë shmangie për të paguar detyrimet tatimore./ Top Channel