Word Vision në bashkëpunim me MEDPAK dhe Bashkinë e Librazhdit  mbështesin  qëndrën  komunitare për ofrimin e shërbimeve  të integruara ditore  për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar. Rreth 470 fëmijë dhe prindër  do të kenë mundësi  të marrin shërbime të  specializuara ditore në këtë qëndër. Fëmijëve dhe prindërve do tu ofrohet këshillim Psiko –Social përmes një ekipi  specialistësh.


Punonjësi  social, psikologu, logopedi, fizioterapisti  dhe mjeku  pediatër do të vlerësojnë fëmijët me aftësi të kufizuar dhe veshtirësit  në të nxënë me qëllim diagnostifikimin e nevojave arsimore, por edhe refrimin e rasteve për shërbime të specializuara.


Qëndra komunitare në Librazhd  do të mbështetet me materiale didaktike dhe paisje ndihmëse për të ndihmuar fëmijët me Aftësi të Kufizuar  të  vijojnë arsimin e detyruar dhe të aftësohen për një jetë  të pavarur. Vlerësimi i fëmijëve do të kryhet sipas 7 fushave të zhvillimit. Mbështetja e fëmijëve dhe të rinjve do realizohet duke u bazuar në Planin Individual të Edukimit i cili do të hartohet në bashkëpunim me Zyrën Arsimore, specialistët e qendrës, prindërit dhe  bashkëmoshatarët e fëmijëve dhe të rinjve.


Ekspertët do të mbështesin fëmijët të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në ambientet e qendrës, përmes  modelit të shërbimit lëvizës të specialistëve.


Toni Gogu –Drejtori kombëtar i World Vision tha :-Ne kemi angazhuar 340 profesionistë, mësues, prindër të fëmijvve me Aftësi të Kufizuar në 9 rajone të vendit tonë jo vetëm për të identifikuar problematikën me te cilën përballen çdo ditë 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar por për të qwnë ashtu si edhe sot në Librazhd në krahë të  insitutioneve   vendore dhe kombëtare në mënyrë që këta fëmijë dhe prindërit e tyre të përfitojnë nga shërbimet e integruara. Pas  disa javësh përfundon studimi i parë kombëtar i cili do të  na japi  një pamje të qartë të prevalencës së aftësis së kufizuar në vend dhe do të ndihmojë në koordinimin e institucioneve në mbështetjen me shërbime të integruara të  fëmijëve me aftësi të  kufizuar”.


Të dhënat e para të studimit të  parë kombëtar për prevalencën e aftësisë së kufizuar tek fëmijët në Shqipëri,  i mbështetur nga World Vision  dhe  Save the Children  tregoi  se 1 në 10 fëmijë në Shqipëri, ose rreth 10% e fëmijëve të moshës 2 deri ne 17 vjeç ka të paktën një vështirësi të një shkalle të thelluar në funksionim dhe zhvillim.  Nga totali i 13,000 familjeve, te perfshira ne kete studim, 44 % e prindërve raportuan se fëmija e tyre ka të paktën një vështirësi, në të paktën një nga fushat e zhvillimit ( shikim, dëgjim, në të  ecur, folur, në kujtesë, kujdesin ndaj vetes, komunikim, në të nxënë, kontrollin e sjelljes, pranimin e ndryshimeve, ndërtimin e marrëdhënieve, përqëndrimi, të luajturit dhe shoqërizimi në grup)


Stafi i qendrës  komunitare në Librazhd do të kontribuojë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve  me Aftësi të Kufizuar  duke u fokusuar në fuqizimin e prindërve, bashkepunimin Qendër- Bashki- Zyrë Arsimore- Shkollë me qëllim gjithëpërfshirjen e fëmijeve në shkolla dhe në jetën e komunitetit.


World Vision është një nga organizatat më të mëdha humanitare, zhvilluese dhe advokuese në botë për fëmijët dhe të rinjtë. Ajo punon prej rreth 60 vitesh, në 100 vende të ndryshme. World Vision gjendet në Kosovë që prej vitit 1998 (gjatë kohës së konfliktit me Serbinë) dhe në Shqipëri që prej vitit 1999 për të punuar në edukim, mbrojtje fëmijësh, ndërtim paqeje dhe për çështjet e rinisë.  Ju mund të gjeni më shumë të dhëna duke vizituar faqen tonë zyrtare në internet


19 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)