Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së dy vëllezërve Lloga nga Librazhdi. Burime nga policia lokale kanë deklaruar se është prangosur Jorgo Biçaku, i cili dyshohet s ka plagosur me thikë dy vëllezërit Artan dhe Sherif Lloga, 30 dhe 33 vjeç, pas një sherri për pronën me këta të fundit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Librazhdit, në afërsi të stacionit të trenit, ku pas një zënke me dy vëllezërit për një linjë uji, Jorgo Biçaku i ka qëlluar ata me thikë duke i plagosur rëndë.
Ndërkohë sipas policisë 30-vjeçari Artan Lloga ndodhet në spitalin Ushtarak në Tiranë, ndër vëllai tjetër po merr mjekim në spitalin rajonal të Librazhdit. Ndërkohë familjarët e dy të plagosurve kanë kërkuar dënimin e autorit pasi në të kundërt kanë deklaruar se do të bëjnë vetëgjyqësi.
26 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)