Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar drejtuesit e PD-së për mënyrën se si po menaxhohen takimet me demokratët dhe mobilizimi për protestën e 22 dhjetorit.
Salianji theksoi se fitorja nuk mund të arrihet duke pasur “humbës serial”, por me njerëz që përfaqësojnë vlera dhe angazhim.
Ai u shpreh se humbësit duhet të bëjnë një hap pas, ndërsa debati i liderëve duhet të jetë mbi mobilizimin e demokratëve, jo mbi arsyet pse takohen ata.
‘Është e pamundur që fitorja të arrihet vetëm duke pasur humbësa serial. Fitorja arrihet me njerëz që përfaqësojnë vlera, humbësit duhet të bëjnë një hap pas, ky është parimi në demokraci. Ndërkohë që debati duhet të ishte edhe në këto momente mbi mobilizimin e demokratëve, trokitjen në çdo deri, si ky takim që shërben për të mbledhur njerëz për të bërë thirrje për protestën e datës 22, drejtuesi dhe lidershipi i PD-së në vend që të jap llogari, kërkon llogari pse takohen demokratët.
Cili nen i ndalon takimet me demokratët. Kam përshtypjen se çdo nen dhe frymë që përbën PD-në, nxit që PD duhet të ketë në terren çdo përfaqësues, deputet, anëtarë kryesie. Nëse çdo dëftuesi i PD do bënte këtë që bëjmë ne me përgjegjësi të plotë në çdo cep të Shqipërisë, PD do i kishte sheshet plotë dhe do ishte force fituese. A mund të ma thoni, si guxon dikush që ka privilegje të pamerituara, të etiketoj njerëz që prej 13 vitesh dergjen në opozitë? Edhe për shkakun tonë ata gjenden në këtë gjendje.
Si mund të thuhet për njerëz që kanë sakrifikuar pa fund, që ata paskan punuar për PS, kur kandidati vet thotë që ka punuar për mua. Si mundet të shkelen parimet dhe të mos mbahet përgjegjësi? Si mundet të shkelen interesat e demokratëve?’, tha ai.
