Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë nënshkruar një Marrëveshje për Ndarjen e Pasurive të personave që kapen në Shqipëri. Kjo shënon marrëveshjen e parë të këtij lloji në rajon dhe vendos një precedent të pa ndodhur më parë, ku pasuritë që sekuestrohen për shkak të burimeve të dyshimta ndahen mes dy vendeve, dhe jo vendit rezident.
Marrëveshja lidhet pas një çështjeje penale të përfunduar për komplot për furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar në Angli dhe Uells. Pas përpjekjeve për sekuestrimin e pasurive, autoritetet britanike nuk patën fat në vendin e tyre dhe për këtë arsye pasuritë u sekuestruan nga autoritetet shqiptare. Por sipas marrëveshjes që është nënshkruar, të ardhurat e sekuestruara nga kjo çështje do të ndahen në mënyrë të barabartë midis dy vendeve. Marrëveshja u miratua në një ceremoni zyrtare në Tiranë më 13 korrik, ku mori pjesë Ambasadori i Madhërisë së Tij në Shqipëri, Nicholas Abbott, së bashku me Risena Xhajën, Kryeadministratore e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Shqipërisë (AAPSK).
