Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ndaj Jurgis Çyrbes, Ahmet Mashës dhe Altin Hajrit.

SPAK kërkoi 3 vite burg për ish-deputetin e PS Çyrbja, i cili nga dënimi i shkurtuar zbret në 2 vite. Për Altin Hajrin, Prokuroria e Posaçme kërkoi gjithashtu tre vite burg, që po ashtu zbret në dy vite nga dënimi i shkurtuar, ndërsa për Ahmet Mashën u kërkua 2 vite e 6 muaj burg që zbret në 1 vit e 8 muaj.

Çyrbja dhe Hajri akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021 dhe tregim të sekretit shtetëror, ndërsa Masha për përkrahje të autorëve të krimit.