Teksa projektligji për ‘Barazinë Gjinore’ pritet të votohet sot në senacën plenare të Kuvendit një përplaje në distancë ka ndodhur mes kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe aktivistes për të drejtat e komunitetit LGBTI+, Xheni Karaj.

Meta nga burgu ka bërë një regim në lidhje me miratimin që pritet të marrë në Kuvend ky ligj, teksa shprehet kundër duke e cilësuar ‘anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare’. Sipas tij kush voton sot në Kuvend, po voton kundër familjes shqiptare.

Ilir Meta: Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën. Miratimi i këtij ligji të zi, të kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare, në fakt është detyrim-përcaktim që “Rilindja” ka ndaj qarqeve mafioze ndërkombëtare që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Është avancim i një anxhende antikombëtare të këtij Sekti, që në vazhdën e shpopullimit dhe shndërrimit të Atdheut në fermë të surogacisë, kërkon të shpërbëjë edhe me ligj familjen shqiptare. Kush voton sot në errësirë pro këtij ligji voton kundër Familjes dhe Kombit Shqiptar!

Por ky reagim nuk është pritur mirë nga aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBTI+, Xheni Karaj, e cila i është përgjigur Metës me një foto, ku shihet krah tij. Karaj ironizon Metën, me imazhin e publikuar, ku shprehet se dikur kreu i PL i lëpihej për të bërë një foto së bashku që të dukej progresiv dhe pro demokracisë e progresit.

Xheni Karaj: Paska thënë Meta nga errësira e burgut se: Aleatët e errësirës kanë vendosur të fusin sonte për miratim në Kuvend, në orët e vona, ligjin anti-Familje dhe anti-Atdhe të “barazisë gjinore”, që godet në ADN familjen shqiptare dhe vlerat e shenjta të saj, si dhe kombin tonë, identitetin, traditat, historinë e kulturën. Me turp e nxjerr gjithmonë këtë foto kur na lëpiheshin ne aleatëve të dritës për një resme (fotografi) që të dukeshin progresivë dhe pro demokracisë e progresit.