Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot në Kuvend thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian Silvio Gonzato për miratimi ne pr.ligjit për barazinë gjinore.

Berisha iu drejtua ambasadorit Gonzato duke i thënë se Shqipëria respekton orinetimin seksual të çdo kujt pasi është diçka perosnale, por nuk mund të respektojë imponimin për të pranuar këtë ligj. Berisha shtoi se janë 21 vende të BE-së që nuk e kanë një ligj të tillë.

“Bëri thirrje kush? Kush e bëri thirrjen… aaa në rregull. Ambasadorit të Bashkimit Europian i them kaq un, zotëri ne absolutisht respektojmë orientimin seksual të çdo njeriu. Por përpjekjet tuaja për të imponuar shoqërisë shqiptare standarde përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare. Edhe në statusin tënd, ti je binar. Ka marrë vendimet e tij personale, nuk dua të merrem fare. Ligji nuk ka asnjë të përbashkët, le tu thotë shqiptarëve cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore, apo nuk a folur fare zëdhënësi i tij. Janë 21 vende të BE që nuk kanë ligj të tillë.”– tha Berisha.