Ligi që kaloi në Kuvend për barazinë gjinore, u shoqërua me shumë zhurmë si nga aktorët politikë, pordhe nga përfaqësues të shoqërisë civile. Por cili është ndryshimi i këtij ligji të ri nga ai i mëparshmi dhe a prek gjinitë? Në Top Story, Zhaklina Lekatari u shpor se ajo që sjell ky ligj është vetëm barazia gjinore, por nuk sjell gjini të reja.
“Risia është rikonceptimi i konceptit të gjinisë. Gjinia është një rol social dhe jo më status biologjik. Pra ndahet gjinia nga seksi. Ky ligj bën që koncepti i barazisë dhe mosdiskriminimit të jetë gjithëpërfshirës. Nuk shton gjini të reja, por ky është për barazi gjinore, i bashkon të gjithë ky ligj dhe sjell barazi aty ku deri tani nuk ka pasur”, tha ajo.


