Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi miratimin e ligjit për barazinë gjinore gjatë edicionit të 10-të të Shkollës së Integrimit Europian. Gjatë një deklarate të mbajtur në Kuvend, Balla theksoi se ligji i miratuar nuk ka lidhje me spekulimet që janë bërë për të, por ka si qëllim të sigurojë përfaqësim të barabartë për gratë dhe vajzat dhe të mundësojë paga të barabarta për ta, krahasuar me burrat, për të njëjtën punë.
Balla shtoi se ky ligj është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së barazisë gjinore, duke garantuar që gratë të kenë një rol më të fuqishëm në shoqëri dhe ekonomi. Ai nënvizoi rëndësinë e ligjit për krijimin e mundësive të barabarta dhe për forcimin e pozitat e grave në të gjitha fushat e jetës publike dhe profesionale.
“Ligji për barazinë gjinore nuk ka ligje me çfarë u tha. U tha që ligji për barazinë gjinore ndryshon gjinitë. Ligji thotë gjini janë roli që shoqëria i ka caktuar burrit dhe gruas. Ky është i thënë në ligj. E dyta në këtë vend këta namusqarët mendojnë se gratë dhe vajzat trajtohen me të njëjtën pagë me burrat? Jo. Ajo vajza për të njëjtin vend pune, paguhet më pak vetëm sepse është vajzë. Ky ka qenë një debat edhe në BE, kolegët e mi në Parlamentin Europian kanë bërë luftë për këtë. Këtë thotë ligji që miratuam ne.
E dyta, jo vetëm barazi në pagë, por përfaqësim. Unë kam 21 vjet në Kuvend, 30 vjet në politik, Po të shkojë në këshillin bashkiak të Kuksit, kishte vetëm burra para 10 vitesh. Po gratë e Kuksit, ku të zgjohej zëri i tyre. U desh të ndërhynim në kod zgjedhor që të ishte 50/50, Po Kuvendi i Shqipërisë në 2005 10 vajza dhe gra ishin nga 140 mendimtarë të kombit. Gratë shtatzëna, lehona, ato që kujdesen për persona me aftësi të kufizuar, duhet të punojnë më pak dhe të paguajnë më shumë. E shfrytëzuan ligjin si një top për të goditur tjetrin. Ambasador ne nuk i bëjmë ligjet se na thoni ju, por se i bëjmë mirë Shqipërisë duke u anëtarësuar te ju”-u shpreh Balla.
