Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë dëgjesave të Foltores së PD në Laprakë me mbështetësit, u ndal te ligji për barazinë gjinore

Një qytetare pjesëmarrëse e cilësoi atë si një ligj të rrezikshëm. Berisha, teksa i dha të drejtë qytetares, nënvizoi se ai ligj tenton shkatërrimin e familjes tradicionale, PD kishte qenë kundër tij dhe premtoi se sapo opozita të vijë në pushtet, ligji i parë që do të shfuqizojë është ai që mazhoranca ka kaluar.

Ligji i parë që do rrëzojmë është ai për barazinë gjinore. Këta duan të shuajnë familjen. Do e çojmë edhe në Kushtetuese, edhe pse e dimë se ata nuk do e pranojmë.

Por ju them se do kërkojmë edhe referendum për të. Nuk e pranojmë. Këta duan ta bëjnë më keq se teoria e Karl Marksit, duan ta zhdukin fare familjen tradicionale. Por ne nuk do e lejojmë dhe sa të vijmë në pushtet do e shfuqizojmë atë ligj”, u shpreh ai.